Spotify ka filluar të heqë muzikën e Neil Young pasi ylli i rock-ut bëri thirrje që platforma e transmetimit të zgjidhte mes tij dhe Joe Rogan.
Rogan është kritikuar për intervistimin e një specialisti të sëmundjeve infektive i cili kundërshton vaksinat e Covid-19 për fëmijët. Ndërsa Spotify shprehu “keqardhjen” për këtë lëvizje dhe shpreson që ai të kthehet në platformë së shpejti.
Muzikanti kanadezo-amerikan akuzoi publikisht Spotify të hënën për “përhapjen e informacionit të rremë rreth vaksinave – duke shkaktuar potencialisht vdekje për ata që besojnë se dezinformatat që përhapen prej tyre”.
Në një deklaratë tjetër të postuar në faqen e tij të mërkurën, ai e quajti gjigantin e transmetimit“shtëpia e dezinformatave të rrezikshme për jetën e Covid”, duke shtuar, “Gënjeshtra që shiten për para”.
Ai falënderoi gjithashtu kompaninë e tij diskografike, Reprise Records në pronësi të Warner Brothers, për mbështetjen e vendimit të tij.
“Faleminderit Warner Brothers që më përkrahët mua pavarësisht goditjes – duke humbur 60% të të ardhurave të mia nga transmetimi në mbarë botën në emër të së Vërtetës”, shkroi ai.
Në përgjigjien e Spotify, mes tjerash thuhej se, “Ne kemi politika të detajuara të përmbajtjes dhe kemi hequr mbi 20,000 episode të podkasteve në lidhje me Covid që nga fillimi i pandemisë”.
Spotify ka më shumë se 300 milionë dëgjues në muaj, duke përfshirë mbi 170 milionë që paguajnë për t’u abonuar në shërbim./UBTNews/