Atletët profesionistë do të duhet të vaksinohen ose të jenë të shëruar së fundmi nga COVID për të marrë pjesë në garat në Francë, theksoi ministri i shëndetësisë, një muaj përpara turneut Six Nations të regbit.
Ligjvënësit francezë miratuan të dielën mbrëma një ligj që transformon lejen shëndetësore për COVID në një leje vaksinimi. Kjo do të thotë se vetëm personat e vaksinuar, ose të sapo shëruar nga sëmundja, do të jenë në gjendje të vizitojnë bare, restorante, vende kulture dhe argëtimi, panaire të mëdha ose të përdorin transportin publik. Masa pritet të hyjë në fuqi më 24 janar.
Ministrja e Sporteve, Roxana Maracineanu theksoi në Twitter se “sapo të shpallet ligji, do të bëhet e detyrueshme [leja e vaksinës] për të hyrë në institucionet që pranojnë publik, që tashmë i nënshtrohen lejes shëndetësore (stadium, teatër ose ekspozitë) për të gjithë spektatorët, sportistët, profesionistë francezë apo të huaj”.
Komenti vjen pas debatit në Australi për vizën e Novak Gjokovic.
Garat e ardhshme ndërkombëtare që do të zhvillohen në Francë janë një turne Grand Slam xhudo (5-6 shkurt) dhe turneu Six Nations (5 shkurt-19 mars).
Në Stade de France, pranë Parisit, do të zhvillohen tri ndeshje me skuadrat e Anglisë, Irlandës dhe Italisë./UBTNews/