“Spider-Man: No Way Home” është bërë filmi me fitimet më të mëdha në histori të “Sony”, pasi fitoi 19.7 milionë dollarë në prag të Krishtlindjeve.
Filmi përfundoi të premten me 405.5 milionë dollarë në shitje të brendshme dhe është në rrugë për të kapërcyer pragun e 1 miliard dollarëve në arkat globale, sipas një artikulli të së shtunës nga The Hollywood Reporter.
“No Way Home” gjithashtu përfundoi me më shumë se 900 milionë dollarë në arkat botërore këtë vikend.
Vazhdimi me Tom Holland, 25 vjeç, në rolin kryesor pritet të arrijë shifrën e 1 miliard dollarëve të dielën (26 dhjetor) duke e bërë të parin që e bën këtë gjatë pandemisë, shkruan DailyMail.
Në “No Way Home” gjithashtu shfaqet Zendaya, 25 vjeç, si e dashura e superheroit, Michelle ‘MJ’ Jones-Watson, si dhe yjet e mëparshëm të Spider-Man, Tobey Maguire, 46 vjeç dhe Andrew Garfield, 38.
Filmi i ri i Spider-Man është bërë një nga filmat më të shpejtë për të arritur në 1 miliard dollarë në arkat filmike.
“Avengers: Endgame” mban rekordin pasi arriti 1 miliard dollarë në vetëm pesë ditë, i ndjekur nga “Avengers: Infinity War”, për 11 ditë.
Spider-Man: No Way Home në ditën e Krishtlindjes ishte në ditën e 11-të të publikimit.
Vazhdimi i shumëpritur u bashkëprodhua nga Columbia Pictures dhe Marvel Studios dhe u shpërnda nga Sony Pictures Releasing.
“No Way Home” u bë filmi me fitimet më të mëdha i Sony në krahasim me filmin e 2017 “Jumanji: Welcome To The Jungle”, i cili fitoi 404.5 milionë dollarë brenda vendit.
“Sing 2” nga Universal and Illumination filloi të shfaqet gjatë fundjavës së festave dhe pritet të ketë një grumbullim pesëditor prej 40 milionë dollarësh./KultPlus