UBT News

​Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga ngjarjet sportive ndërkombëtare për aq kohë sa vazhdon ofensiva e tij në Gaza.

Deklarata erdhi pas ndërprerjes së parakohshme të garës së çiklizmit Vuelta a España në Madrid, ku protestues pro-palestinezë bllokuan itinerarin.

Sánchez tha se Izraeli nuk duhet të përdorë sportin për të zbardhur barbarizmin e tij dhe shprehu admirim të thellë për protestuesit paqësorë.

Ai shtoi se ngjarjet në Madrid duhet të nxisin një debat global mbi pjesëmarrjen e Izraelit në sport.

Ndërkohë, opozita konservatore në Spanjë e akuzoi kryeministrin për nxitje trazirash dhe njollosje të imazhit të vendit, ndërsa qeveria izraelite e cilësoi qëndrimin e tij si “anti-Izrael dhe antisemit”, raporton The Guardian.

Protestat tërhoqën mbi 100 mijë njerëz, ku pati përplasje me policinë dhe dhjetëra të lënduar. Një sondazh i fundit tregoi se shumica e spanjollëve mbështesin qëndrimin kritik të qeverisë ndaj Izraelit./S.K/KP/

Exit mobile version