Sot do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të djeshme për kryetar partie në Partinë Demokratike. Sipas rezultateve paraprake, Lulzim Basha do të sigurojë mandatin e tretë si kryetar i partisë së dytë, më të madhe në Shqipëri.
Të dhënat e deritanishme bëjnë të ditur se Basha ka fituar 81 për qind të votave. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 41 mijë e 95 anëtarë të partisë ose 54.7 për qind.
Nga 40 mijë e 674 vota të vlefshme, 32 mijë e 882 vota kanë qenë për kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj me 6 mijë e 38 vota. Kandidati tjetër, Edith Harxhi ka qenë i treti në listë me 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli me 763 vota.