UBT News

Sot publikohet dhe promovohet kompleti i veprave të Xhemail Mustafës

Të hënën, më 1 dhjetor 2025, në orën 12:00, në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë do të promovohet kompleti me pesë vepra të Xhemail Mustafës.

Në këtë botim përfshihen librat “Një lutje për Prishtinën”, “Mrekullia e shkrimit”, “Metafora e absurdit”, “Trumfi i mendjes” dhe “Iluzionet e politikës”.

Ky botim sjell para publikut një thesar të rrallë të shkrimeve kritike, eseistike dhe publicistike të autorit, të cilat po publikohen nga Pen Qendra e Kosovës. Shkrimet e Mustafës dëshmojnë vlerën e tij intelektuale dhe dimensionin e gjerë të krijimtarisë së tij.

Xhemail Mustafa (23 gusht 1953 – 23 nëntor 2000), gazetar, publicist, kritik, eseist dhe politikan, ishte një ndër intelektualët e shquar të letërsisë, kulturës dhe jetës publike në Kosovë nga vitet 1970 deri në vitin 2000.

Ai u vra në Prishtinën e porsaçliruar dhe vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version