Sot dy vjet më parë xhudistja jonë, Nora Gjakova u stolis me medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Për Kosovën, kjo ishte medalja e tretë olimpike, pas Majlinda Kelmendit në Rio 20216 dhe Distria Krasniqit, e cila gjithashtu në Tokio 2020 fitoi të artën.
Këtë sukses e ka kujtuar sot trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili e shpjegoi paksa rrugëtimin e Norës deri te e arta, ndërsa në fund tha se tashmë Kosova nuk ka nevojë të flas për yjet e popujve të tjerë, pasi që ka yjet e veta.
“26 korrik 2021 Tokyo tash 2 vjet! Nora Gjakova gjatë vitit Olimpik mori medalje në çdo garë,forma e saj kishte ngritje garë pas gare. Isha koxha i sigurt në gjasat e saj për medalje Olimpike. Ajo deshti ndryshe deshti të artën! Gjysëmfinale kundër Japonezes Yoshida rezultati ishte 5 me 0 për Japonezen deri në Olimpiadë. I kishim edhe ne adutet tona kundër saj. E dinim ku mund të hudhej dhe në cilin drejtim,dhe ajo ndodhi për të shkuar në finalen të cilën e fitoj kundër Francezes Qysique”, shkroi Kuka në Facebook.
“Tashmë Kosova kishte medaljen e 3 të artë Olimpike. Mrekulli që tregoj se çka mund të prodhohet me të rinjtë tonë. Një lagje e një qyteti të bukur të Pejës tashmë kishte edhe medaljen e tretë të artë Olimpike. Për Kosoven tonë,për Shqiptarë kudo që janë. Tash skemi nevoj të flasim për yje të shteteve e popujve tjerë,i kemi yjet tona. Kosova dy Olimpiada të arta Olimpike”, shkroi më tej Kuka.