Është bërë e ditur se sopranoja e njohur shqiptare, Marigona Qerkezi, do të performojë në koncertin “Pozzallo all’ Opera nel Mondo”, i cili organizohet në Sicili, shkruan albinfo.ch.
Ky event mbahet më 1 gusht, me rastin e kremtimit të 160-vjetorit të bashkimit të Italisë.
Artistja shqiptare shprehet mjaft e gëzuar që është pjesë e këtij organizimi: “Jam shumë e lumtur dhe e nderuar të performoj në gala koncertin “Pozzallo all’Opera nel Mondo” në Sicili, me artistë të mrekullueshëm”, citon Qerkezi në rrjete sociale.