UBT News

Sonte publikohet bashkëpunimi i Gjikos me Ermal Fejzullahun

Reperi Gjiko dhe këngëtari Ermal Fejzullahu kanë bashkuar forcat për bashkëpunimin e radhës.

Siç ka njoftuar Gjiko, videoprojekti do të publikohet sonte, në orën 18:00.

“Sonte ora 18:00, kënga e re”, ka shkruar ai në përshkrim.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i tyre. Para pesë vitesh ata publikuan bashkëpunimin e parë, “Hajmali”, një projekt që u prit goxha mirë nga publiku./UBTNews

Exit mobile version