UBT News

Sonte përballja RB Leipzig – Paris Saint-Germain

Sonte zhvillohet një tjetër ndeshje interesante, në mes të RB Leipzig dhe Paris Saint-Germain. Në gjiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, gjermanët presin francezët, të cilët në këtë takim vijnë me shumë mungesa.

Takimi fillon nga ora 21:00, në stadiumin Red Bull Arena, teksa parisienët i pret një sfidë jo e lehtë. Gjermanët në këtë takim do të jenë pa Hartmann, Klostermann dhe Laimer, e në dyshim janë Halstenberg, Mukiel e Adams.

Paris Saint-Germain, vjen në këtë takim pa Bernat, Draxler, Icardi, Jese, Mbappe, Neymar dhe Verrati që janë të lënduar, gjë që e bën shumë të vështirë për skuadrën franceze.

Formacionet e mundshme:

RB Leipzig: Gulasci, Orban, Upamecano, Konate, Henrichs, Kampl, Nkunku, Angelino, Olmo, Forsberg dhe Poulsen.

Paris Saint-Germain: Navas, Florenzi, Pereira, Kimpembe, Kurzaëa, Gueye, Marquinhos, Herrera, Di Maria, Kean dhe Sarabia./UBTNews

Exit mobile version