Sofia Jirau është modelja e parë me sindromin Down që është pjesë e kampanjës së Victoria’s Secret. 24-vjeçarja nga Puerto Rico po merr vëmendje në këtë kampanjë.
“Një ditë ëndërrova për këtë, punova për të dhe sot ëndrra u bë realitet”, ka thënë ajo. “Më në fund mund t’ua them sekretin tim më të madh. Unë jam modelja e parë me sindromin Down në Victoria’s Secret”, deklaroi ajo pas lansimit të koleksionit të të brendshmeve.
Përveç saj, në kampanjë do të shfaqen edhe 17 gra të tjera të moshave të ndryshme, linjave të ndryshme trupore dhe prejardhjeve të ndryshme. Në mesin e tyre janë edhe Hailey Baldwin, Adut Akech, Taylor Hill, Valentina Sampaio dhe Paloma Elsesser./UBTNews