UBT News

Snoop Dogg dhe Kelly Clarkson do ta udhëheqin “American Song Contest”

Reperi amerikan, Snoop Dogg dhe këngëtarja Kelly Clarkson do ta udhëheqin “American Song Contest” që u modelua sipas “Eurovisionit”. Konkursi do të mbahet live dhe ka artistë nga 50 shtete.

Reperi Snoop Dogg tha se ndihet i privilegjuar që do ta drejtojë atë “krah motrës së tij të vogël, Kelly Clarkson, aka Miss Teksas”. Kurse Clarkson tha se është fanse dhe e do konceptin e “Eurovisionit”.

Ylli, e cila u bë e famshme duke fituar sezonin e parë të “American Idol” në vitin 2002, shtoi: “Jam shumë e emocionuar që punoj me Snoop dhe mezi pres të shoh çdo shtet dhe territor të përfaqësuar nga artistë që këndojnë këngët e tyre”.

Shfaqja televizive tetëjavore do të shfaqet premierë më 21 mars në NBC, me finalen e madhe të planifikuar për datën 9 maj./UBTNews

Exit mobile version