Zlatan Ibrahimovic nuk do të ndëshkohet nga Milani për përleshjen me Romelu Lukakun në disfatën kundër Interit në Kupën e Italisë, sipas mediave italiane.
Ibrahimovic u akuzua për gjuhë raciste dhe fyese ndaj sulmuesit të Interit, në derbin që Milani e humbi 2:1 në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Sipas Corriere della Sera, Ibrahimovic dhe Lukaku janë në pritje të vendimit nga gjykata sportive, por kuqezinjtë kanë vendosur të mos e gjobitin suedezin.
Lukaku e humbi toruan pas një ndërhyrjeje të Alessio Romagnolit ndaj tij, duke e shfaqur tërbimin me kapitenin e kuqezinjve.
Ibrahimovic ndërhyu duke i thënë belgut “bëje ritualin tënd të leshit vudu, gomar i vogël”. Kjo u cilësua si fyerje raciste prej suedezit.
Por Ibrahimovic i hodhi poshtë akuzat për racizëm në një reagim të mërkurën dhe ka vazhduar ta mbrojë veten, duke këmbëngulur se nuk është racist.
39-vjeçari i është përgjigjur një pyetjeje në rrjetet sociale për incidentin e së martës: “Po, nuk ishte skenë e mirë. Unë gabova. Por mos më quani racist, sepse nuk jam”.