Një situatë të rëndë të pandemisë po kalon këto ditë Maqedonia e Veriut. Ministria e Shëndetësisë atje njoftoi një ditë më parë se janë shënuar 19 viktima në vetëm 24 orë, të gjithë të pavaksinuar.
Në këtë vend mbi 5600 persona kanë humbur jetën që nga nisja e pandemisë.
Situata e rëndë paraqitet në Tetovë ku spitalet janë mbushur sërish.
Nga 6256 testime të kryera janë identifikuar 1158 raste të reja, shumica e të cilëve në Shkup. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë mbi 8600 raste aktive.