UBT News

Shtyhet turneu i Dua Lipës

Turneu “Future Nostalgia” i këngëtares së mirënjohur shqiptare, Dua Lipa, u shtye për shkak të pandemisë.

Këngëtarja e mirënjohur ka njoftuar se turneu u shtye për muajt e fundit të vitit 2021.

“Me zemër të thyer do të shtyejë turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor të vitit 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt. Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara”, ka shkruar mes tjerash Lipa në njoftimin e saj./UBTNews

Exit mobile version