UBT News

Shtyhet sërish premiera e filmit “Morbius”

Premiera e filmit “Morbius”, ku shkëlqen ylli Jared Leto, u shtye nga 28 janari për datën 1 prill.

Leto luan rolin e Michael Morbius, një shkencëtar që përpiqet të shërojë veten nga sëmundja e rrallë e gjakut duke përdorur ADN-në e lakuriqëve të natës, por në vend të kësaj ai shndërrohet në vampir.

Filmi ishte planifikuar të lansohej në korrik të vitit 2020, por pastaj u shtye për shkak të pandemisë për në muajin mars të vitit 2021 e pastaj në tetor.

MORBIUS - Official Trailer (HD)

“Morbius” është me regji të Daniel Espinosa./UBTNews

Exit mobile version