UBT News

Shtyhet koncerti i Adele në Las Vegas

Këngëtaria Adele shtyu një seri koncertesh në Las Vegas që do të fillonin të premten, kjo pasi gjysma e stafit të saj ishin sëmurë me COVID-19 dhe pandemia ka shkaktuar vonesa në organizimin e turneut.

Përmes një video në Instagram ku shihet ajo duke qarë, njoftoi se ekipi i saj u mundua maksimalisht që ky koncert të mbahej, por për shkak të COVID-19 kjo u pamundësua.

“Më vjen shumë keq, por koncerti nuk është gati”, u tha ylli fansave përmes një video në Instagram.

Ishte paraparë që një nga koncertet e saj të fillonte sonte në Koloseun e Caesars Palace, dhe do të vazhdonte deri më 16 prill.

Biletat dolën në shitje në muajin dhjetor dhe arritën shitje rekord./UBTNews

Exit mobile version