Për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore të frontmenit të grupit Coldplay, do të shtyhen turnetë e tij.
Grupi njoftoi përmes llogarisë së tyre në Instagram të martën se do të shtyjnë koncertet e planifikuara në Brazil pasi këngëtari Chris Martin u sëmur.
“Me keqardhje të thellë, ne jemi të detyruar të shtyjmë turnetë tona të ardhshme në Rio de Zhaneiro dhe São Paulo deri në fillim të vitit 2023”, thuhej në deklaratë.
“Për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri, Chris do të duhet të qëndrojë i shtrirë për tri javët e ardhshme”, thuhet tutje në deklaratën e grupit./UBTNews/