Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit.
Dhe, sapo janë zgjedhur shtetet të cilat do të vazhdojnë për në natën finale.
Faqja e Eurovision në faqen e saj zyrtare në Facebook ka njoftuar se Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Çipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina janë kualifikuar.
Ndryshe, është njoftuar se ngjarja u mbajt sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme mbrojtëse kundër pandemisë.
Rikujtojmë se, finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 22 maj.
