Pasi reperja Nicki Minaj vuri në dyshim efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19 me një postim kontraversal në Twitter për efektet anësore të vaksinës, Shtëpia e Bardhë konfirmoi të mërkurën se i ka ofruar asaj një telefonatë me një doktor për t’iu përgjigjur pyetjeve të saj rreth sigurisë së vaksinës.
Postimi i Minajt bëri shumë bujë. Reperja shkroi të hënën se nuk do të merrte pjesë në Met Gala, meqë ende nuk e ka marrë vaksinën antiCOVID, dhe për pjesëmarrësit kërkohej dëshmia e vaksinimit.
“Ne i ofruam asaj një telefonatë me një nga doktorët tanë për t’iu përgjigjur pyetjeve që ka ajo rreth sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të mërkurën mbrëma.
E Minaj tha se ka marrë ftesë nga Shtëpia e Bardhë për takim. Ajo shkroi të mërkurën në Twitter se “do të vishet e gjitha në ngjyrë rozë”.
The White House has invited me & I think it’s a step in the right direction. Yes, I’m going. I’ll be dressed in all pink like Legally Blonde so they know I mean business. I’ll ask questions on behalf of the ppl who have been made fun of for simply being human. #BallGate day 3 https://t.co/PSa3WcEjH3
— Nicki Minaj (@NICKIMINAJ) September 15, 2021
Nicki nuk e kishte mohuar marrjen e vaksinës në të ardhmen./UBTNews