UBT News

Shtëpi pa energji dhe rrugë të bllokuara, bora krijon probleme në veri të Shqipërisë

Veriu i Shqipërisë është pushtuar jo vetëm nga reshjet e shiut, por sidomos gjatë fundjavës ka pasur dhe ulje të temperaturave dhe shtim të reshjeve të dëborës.

Zona e Thethit, Valbonës, Pukës apo edhe të tjera përreth kanë pasur vështirësi në qarkullim për shkak të trashësisë së dëborës.

Disa zona kanë mbetur pa energji elektrike dhe disa rrugë janë bllokuar nga dëbora.

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar situatë më problematike në qarkun e Shkodrës. Aksi Bogë-Theth është i bllokuar te zona e orteqeve. Trashësia e dëborës ka arritur nga 80 centimetër deri në 1 metër, raporton Euronews Albania.

Orteqet kanë rënë edhe në fillim të qafës së Thorës dhe ndërhyrja me mjete kontraktore është e vështirë nëse nuk pushojnë reshjet pasi rrezikohen punëtorët. Ndërkohë aksi Hani Hotit-Tamarë nuk ka probleme dhe qarkullimi kryhet normal.

Edhe aksi Tamarë-Vermosh është i hapur, por për qarkullim duhet që mjetet të kenë goma dimërore dhe përdorimi i zinxhirëve në segmente të pjerrëta.

Exit mobile version