UBT News

Shtatë të vdekur dhe 889 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut bën me dije se në tri ditët e fundit (nga data 12 gusht deri më 14 gusht 2022):

Janë kryer 2 mijë e 95 analiza dhe janë regjistruar 889 raste të reja me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (889), janë regjistruar 199 riinfeksione.

1 mijë e 228 të shëruar janë regjistruar ndërsa gjatë 3 ditëve të fundit (12.08 – 14.08.2022) janë raportuar shtatë persona të vdekur.

Exit mobile version