Njerëzit të cilët përshkruajnë veten si të lumtur priren të kenë më pak probleme shëndetësore si edhe më pak rrezik për të zhvilluar depresion.
Por çfarë ndodh kur nuk jeni n të lumtur? A është e lehtë t’i afrohesh lumturisë edhe në momentet më të vështira të jetës?
Sipas ekspertëve duket se ka mekanizma të cila njerëzit mund t’i përdorin për të stimuluar ndjesinë e lumturisë në jetën e tyre të përditshme.
Hulumtimet tregojnë se pothuajse gjysma e lumturisë sonë përcaktohet nga gjenet tona, kështu që lumturia është jashtë kontrollit tonë.
Megjithatë, 40% e ekuacionit të lumturisë është në duart tona, kështu që edhe nëse nuk e konsideroni veten të lumtur, ka shumë shanse për ta ndryshuar këtë, thotë Dr. Robert Waldinger, një psikiatër dhe profesor në Shkollën Mjekësore të Harvardit, dhe drejtor i Hulumtimit më të madh të Lumturisë.
Duke punuar me lumturinë
Sigurisht që është një sfidë e madhe edhe për ata që e konsiderojnë veten të lumtur, për ta ruajtur ndjesinë pozitive të lumturisë. Lumturia, si çdo aspekt tjetër i mirëqenies, është një luftë e vazhdueshme. Pavarësisht gjendjes aktuale të secilit prej nesh, ka mënyra për t’i dhënë një shtysë pozitive shëndetit tonë mendor dhe fizik. Më poshtë janë disa taktika të përditshme që mund të ndjekim.
1. Qendroni të bashkuar
Hulumtimet e Harvardit kanë çuar në përfundimin se ekziston një lidhje e fortë midis lumturisë dhe farefisnisë ose miqësisë. Kontaktet personale krijojnë stimulim emocional, diçka që ngre humorin ndërsa izolimi e shkatërron atë, thekson Dr. Waldinger.
2. Bëni punë vullnetare, ndihmoni të tjerët
Vullnetarizmi ofron një ndjenjë qëllimi dhe përmirëson disponimin tonë. Një studim i publikuar në BMJ Open zbuloi se efekti i vullnetarizmit ishte edhe më i dobishëm te të rriturit mbi moshën 70 vjeç.
3. Sjellje të përditshme të mirësisë
Zgjidhni një ditë dhe përqendrohuni në aktet e ofrimit dhe bujarisë. Mund të duhet një planifikim paraprakisht, thotë Tyler J. Vander Weele, drejtor i Programit Human Flourishing në Shkollën e Shëndetit Publik TH Chan të Universitetit të Harvardit. Siç vuri në dukje ai, planifikimi dhe synimi për t’u bërë mirë të tjerëve mund të ketë efekte të rëndësishme në mirëqenien tonë.
4. Gjeni fëmijën brenda jush
Kur jeni rritur, keni mundësinë të riangazhoheni në aktivitetet që ju kanë pëlqyer kur keni qenë fëmijë. Çfarë ju bënte të lumtur kur ishit të vegjël? Zgjidhni të ri-angazhoheni në një nga këto hobi, lojëra, sporte ose ndonjë interes tjetër nga jeta juaj fëminore.
5. Kaloni më shumë kohë me njerëz të lumtur
Lumturia është e transmetuesheme. Studimi ka treguar se lumturia mund të përhapet përmes kontakteve sociale dhe rrjeteve sociale. Humori juaj i mirë mund të shkaktojë reaksione zinxhir dhe kështu rrethi juaj mund të fillojë të bëhet më i lumtur kur është pranë jush dhe në këmbim ata ndihmojnë njerëzit e tyre të ndihen më të lumtur. Studiuesit zbuluan gjithashtu se trishtimi dhe pikëllimi nuk përhapen me të njëjtin intensitet sa gëzimi.
6. Ndryshojmë rutinë
Njerëzit ndihen më të lumtur kur kanë shumëllojshmëri aktivitetesh në jetën e tyre të përditshme, sipas një studimi të publikuar në internet në maj 2020 në Nature Neuroscience. Edhe ndryshimet e vogla mund të kenë pasoja të rëndësishme. Rezultatet treguan se diferencimi i lehtë i modelit të zakonshëm – si p.sh. të provosh një program të ri palestre çdo dy javë, të dëgjosh radio disa ditë dhe muzikë ditë të tjera, ose thjesht të ndryshoni rrugën për në dyqan ushqimor ose farmaci, mund të ndryshojë jetën tonë.
7. Mirënjohje
Merrni pak kohë për të regjistruar gjërat për të cilat jeni mirënjohës. Mund të jetë diçka që e merrni si të mirëqenë (çatia mbi kokën tonë dhe familja që na mbështet) ose diçka e thjeshtë si një kompliment i ngrohtë, një libër, moti i mirë sot ose një vakt i mrekullueshëm që keni ngrënë një ditë më parë.