UBT News

Shtatë dekada në skenë, Tony Bennett pensionohet nga muzika

Veterani i muzikës, Tony Bennett është pensionuar nga muzika në moshën 95-vjeçare. Ylli i shtatë dekadave në skenë, këtë vit zbuloi se vuan nga sëmundja e Alzheimerit.

Bennett performoi në dy shfaqje me këngëtaren Lady Gaga në Radio City Music Hall të New York-ut javën e kaluar.

I biri i tij, Danny tha se ky vendim i vështirë për të anuluar datat e mbetura të koncerteve për vitin 2021 u mor në konsultim me mjekët. Ai i tha revistës Variety se shëndeti është para së gjithash. Dhe shtoi se gruaja e tij, Susan e mbështeti bashkëshortin e saj për ta marrë këtë vendim.

Bennett u bë yll i skenës që nga viti 1951, duke shënuar sukses me këngët “I Left My Heart In San Francisco” dhe “The Shadow Of Your Smile”. Ai ka fituar 18 çmime Grammy dhe ka shitur më shumë se 50 milionë disqe./UBTNews

Exit mobile version