UBT News

Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor

Kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet në aksion gjatë muajit qershor për t’u përballur me Luksemburgun në një ndeshje miqësore. Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja zyrtare mes dy federatave.

Sfida do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Kjo ndeshje do t’u shërbejë kuqezinjve si një mundësi për të testuar formën e skuadrës përpara sfidave të ardhshme zyrtare.

Përveç ballafaqimit me Luksemburgun, FSHF-ja njofton se është në bisedime e sipër për të konfirmuar edhe një kundërshtar të dytë për një tjetër miqësore brenda këtij muaji. Detajet për ndeshjen e dytë pritet të publikohen në ditët në vijim.

Exit mobile version