UBT News

Shqipëria dominon dhe mposht Finlandën 2-0, një pikë larg Ligës B

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës me rezultat 2-0, duke dominuar plotësisht takimin dhe duke arkëtuar pikët e plota.

Sipas vlerësimeve të platformës statistikore “Sofascore”, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mesfushori Kristjan Asllani me notën 8.1, i ndjekur nga Ernest Muçi dhe Elseid Hysaj, të cilët u vlerësuan me nga 7.9. Në anën tjetër, te Finlanda paraqitjen më të dobët e pati Tenho, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq, duke marrë notën 5.9.

Pas këtij triumfi, kuqezinjtë e kanë fatin në duart e tyre: në përballjen e radhës kundër Bjellorusisë, Shqipërisë i mjafton së paku një pikë për të siguruar zyrtarisht promovimin në Ligën B. /E.A/

Exit mobile version