UBT News

Shqipëria dhe BE nisin fazën e mbylljes së negociatave në Bruksel

Në Bruksel këtë të martë zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipëria dhe Bashkimi Evropian, një hap i rëndësishëm që shënon kalimin në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësim në BE.

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni qeveritar pritet të mbërrijnë në Këshillin e Evropës në orën 18:50, ku fillimisht do të zhvillohet fotografia familjare, ndërsa më pas në orën 19:00 nis zyrtarisht konferenca ndërqeveritare.

Ky takim vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili ka konfirmuar përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve të ndërmjetme dhe ka përcaktuar hapat për mbylljen e kapitujve kyç të negociatave, përfshirë drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Në përfundim të konferencës, rreth orës 20:15, pritet të mbahet një konferencë për media, ku do të jepen detaje shtesë mbi vendimet dhe ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Exit mobile version