UBT News

Shqipëri: Vijojnë sot negociatat për zgjedhjen e presidentit

Negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e Presidentit vijojnë sot me praninë e medias.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi që të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët, ndërsa homologu demokrat, Enkelejd Alibeaj këmbënguli në transparencën e procesit.

Raundi i dytë i votimit për presidentin do të zhvillohet më 23 maj në orën 18:00.

Vendimi u mor në mbledhjen e konferencës e kryetarëve, pa votat e përfaqësuesve të opozitës./Euronews.al

Exit mobile version