UBT News

Shqipëri: Rrëshqitje e gurëve dhe e dheut në Postribë, në Theth nis dëbora

Reshjet e shiut që kanë përfshirë mbrëmë Shqipërinë kanë shaktuar probleme në disa akse të vendit në veri.

Në qarkun e Shkodrës gjatë reshjeve deri në mëngjesin e sotëm ka pasur rrëshqitje të dheut dhe gurëve në aksin Mes-Ura e Shtrenjtë në Postribë.

Kjo rrugë lidh Shkodrën me Dukagjinin dhe aktualisht po punohet për pastrimin e saj nga fadromat e Bashkisë Shkodër, shkran Oranews Dëmtime po në këtë zonë ka pasur edhe në kanalin vaditës.

Ndërkohë në zonat malore si Theth dhe Vermosh ka pasur reshje dëbore, por nuk është raportuar për probleme në qarkullim.

Exit mobile version