Projektbuxheti afatmesëm i miratuar nga Qeveria për periudhën 2023-2025 parashikon rritjen e volumit të eksportit të produkteve bujqësore dhe të agropërpunimit në Shqipëri.
Sipas relacionit që shoqëron këtë dokument, mjaft ambicioze duken pritshmëritë sa i përket eksporteve bujqësore në tri vitet e ardhshme.
Projektbuxheti afatmesëm parashikon rritjen e volumit të eksportit të produkteve bujqësore dhe të agropërpunimit nga 47.4 miliardë lekë në vitin 2022 në 50.7 miliardë lekë, apo afërisht 500 milionë dollarë, në vitin 2023, shkruan Atsh
Më terma punësimi, synohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij rural në Shqipëri, për të përmirësuar performancën e tyre ekonomike dhe kushtet e jetesës në zonat rurale, për t’i përgatitur këta sektorë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, duke rritur numrin e të punësuarve në bujqësi dhe agropërpunim nga 549.470 të punësuar të parashikuar në 2022 në 565.954 të punësuar në vitin 2023.