UBT News

Shqipëri, 500 mijë vaksinime antiCOVID

Në Shqipëri deri më tani janë vaksinuar 500 mijë qytetarë. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa njoftoi se 29 ditë para afatit të bërë publik, realizuan objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve.

U kry😍 *29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve💪 Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milionë tani🏃🏻‍♂️

Posted by Edi Rama on Sunday, May 2, 2021

Më 11 janar 2021, Shqipëria nisi fushatën e vaksinimit antiCOVID “Shqipëria buzëqesh”. Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës nga marrëveshja direkte me kompaninë Pfizer, si dhe ka kontratë me COVAX, ku ka siguruar 1 milion e 114 mijë doza vaksine./UBTNews

Exit mobile version