UBT News

“Shpirti i gjyshërve” bind mafiozin që të bashkohet me FBI-në

Një mafioz, i cili dikur i përkiste familjes Lukeze në New York, kohët e fundit pohoi se ishte një ‘ndërhyrje’ nga gjyshërit e tij të vdekur, që i dha shtysën e fundit për të tradhtuar ish-bashkëpunëtorët e tij e për t’iu futur më pas FBI-së.

Mediet e huaja shkruajnë se John Penizi përshkroi në podcastin e Gary Jenkins, mesazhin që mori nga gjyshërit e tij të vdekur, kur u përball me dilemën për të folur apo jo me FBI .

Ai zbuloi se ishte në shtëpinë e tij në Long Island duke u lutur para një fotografie të gjyshërve të tij të vdekur, duke kërkuar këshillat e tyre nëse duhej të bëhej apo jo informator për shërbimin. Në atë moment, tenxheret, pjatat dhe gotat filluan të lëviznin në të gjithë shtëpinë.

Gjithçka po dridhej”, i tha ish mafiozi podcastit, duke shtuar se ishte “shenja” që e bindi atë të dorëzohej tek agjentët e Byrosë Federale të Hetimit të SHBA.

Penizi shpjegoi se në të kaluarën ai kishte vërejtur lëvizje të çuditshme nga anëtarët e familjes Lukeze dhe tha se dyshonte që këta individë qëndronin pas sulmeve që ai kishte marrë nga bandat e tjera. Dyshimet se ai po vëzhgohej dhe se kishte një komplot për të dalë nga rruga u përforcuan nga mesazhet e hutuara që ai mori nga kryetari i atëhershëm i familjes, Michael “Big Mike” De Sandis.

Kur një kushëri i përmendi për herë të parë idenë që mund të futej si informator te FBI, ai menjëherë e refuzoi atë.

Djali i mafiozit, i cili ishte privuar nga babai i tij gjatë 17 viteve që kishte kaluar në burg, i bëri presion Penizit që të shkonte te FBI të nesërmen. Ai pranoi të shkonte, por  kaloi tre ditët e ardhshme në gjendje të keqe psikologjike.

Kur erdhi e hëna, ai vendosi t’u lutej gjyshërve të tij për udhëzim dhe kjo ishte kur ai mori “shenjën” vendimtare për fatin e tij.

Unë nuk kam jetuar pranë një stacioni treni. Asnjë aeroplan nuk fluturoi mbi shtëpi. Nuk ka pasur tërmet. Gary, të betohem, në shtëpi kishte gota vere dhe enë të ndryshme. Gjithçka u trondit. Unë thirra nënën time dhe e bëra të dëgjonte zhurmën. Mbajti me minuta të tëra. Ajo më pyeti “çfarë është kjo” dhe unë iu përgjigja se iu luta gjyshërve dhe se gjithçka në shtëpi filloi të dridhej. Ende nuk kam asnjë shpjegim për atë që ka ndodhur. Kjo ishte shenja që më bindi të shkoja”, deklaroi Penizi.

Dy avokatë që përfaqësojnë kriminelët, që ish mafiozi Penizii foli kundër tyre, thanë se atyre u duhej dhënë mundësia për t’i bërë dëshmitarit pyetje në lidhje me këto përvoja të çuditshme para gjykatës.

“Është e pafalshme që mbrojtja e të akuzuarit nuk ishte informuar për të gjitha këto fenomene paranormale, që ai pretendon se ishin shkas për bashkëpunimin e tij me FBI. Nëse kjo informatë, si zbulimet e tjera të fundit nga Penizi, do të ishin lëshuar nga qeveria, asnjë juri nuk do ta kishte marrë seriozisht dëshminë e tij”, tha Anthony Di Pietro, avokat i mafiozit të dënuar Steven Wonder Crea.FOTO GALERI1/5

Exit mobile version