Fustani që Amy Winehouse e veshi gjatë performancës së saj të fundit u shit mbi 243 mijë dollarë në një ankand ku po shiten gjësendet e saj.
Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur e veshi këtë fustan në qershor të vitit 2011 në Beograd, një muaj para vdekjes së saj në moshën 27-vjeçare. U shit për 16 herë më shumë sesa vlerësimi origjinal. Më shumë se 4 milionë dollarë u mblodhën nga shitja e rreth 800 gjësendeve të saj.
Të gjitha të ardhurat do të dedikohen për fondacionin që prindërit e saj e krijuan për të rinjtë me probleme të varësisë.
Winehouse ishte një nga yjet përcaktuese të brezit të saj, e njohur për zërin shpirtëror në këngët që ajo shkroi si “Rehab”, “Back To Black” dhe “Love Is A Losing Game”. Ajo vdiq nga helmimi me alkool në shtëpinë e saj në Camden, në veri të Londrës, në korrik të vitit 2011./UBTNews