UBT News

Shitet katalogu i këngëve të yllit David Bowie


Pas disa muajsh negociata, katalogu i këngëve të të ndjerit David Bowie iu shit Warner Chappel Music për më shumë se 250 milionë dollarë, konfirmuan burimet për Variety.

Katalogu përmbledh gjashtë dekada dhe përfshin këngë të tilla si “Heroes”, “Changes”, “Space Oddity”, “Fame”, “Let’s Dance”, “Rebel Rebel”, “Golden Years”, “Ziggy Stardust”, “All the Young Dudes”, bashkëpunimi i tij i vitit 1981 me Queen “Under Pressure” dhe qindra të tjera.

Gjatë karrierës së tij muzikore, Bowie i ka realizuar plot 111 këngë dhe marrëveshja e re me kompaninë incizuese, “Warner Chappell Music”, përfshinë këngë nga 26 albumet e tij të incizuara në studio, albumi i ardhshëm postmortum me titull, “Toy”, dy albumet të cilat këngëtari i kishte lansuar me grupin “Tin Machine” dhe këngët e përfshira në filma dhe projekte tjera.

David Bowie ka vdekur nga kanceri më 10 janar të vitit 2016, pak ditë pas ditëlindjes së tij të 69-të. Ai konsiderohej artist i jashtëzakonshëm./UBTNews

Exit mobile version