UBT News

Sheshel acarohet dhe lëshon studion televizive: Mlladiq në mundim të madh nëse ekstradohet në Britani

Vendimi ku konfirmon dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ”Kasapit të Bosnjës”, Ratko Mlladiq, ishte temë diskutimi në mëngjesin e sotëm në një emision televiziv serb.

Pjesë e këtij diskutimi të ftuar ishin krimineli serb Vojisllav Seshel, si dhe djali i Ratko Mlladiq, Darko.

Megjithatë gjatë këtij debati, shpërtheu kaos në emisionin televiziv në TV Prva, meqë krimineli Vojisllav Sheshel përmend ”një dëshmitar të rremë të Hagës, gazetarin e ndjerë Dejan Anastasijeviq”.

Në ato momente nikoqirja e programit, Marija Saviq – Stameniq reagon dhe e ndërpren udhëheqësin e radikalëve.

Prezantuesja mbronte kolegët gazetarë, ndërsa Sheshel largohet i acaruar dhe plot mllef nga studioja.

”Nuk ka respekt për tradhtarët e popullit serb”, dëgjohet të thotë ai.

Momentin e acarimit mund ta ndiqni nga minuta e 20-të e tutje.

JUTRO - Haos u studiju TV Prva: Šešelj napustio emisiju; Darko Mladić najavio reviziju presude| PRVA

Sipas Sheshelit, Ratko Mlladiq tashmë do jetë në një mundim edhe më të madh nëse ekstradohet në një burg në Britaninë e Madhe.

”Britanikët kanë shprehur dëshirë të flaktë që ai ta vuajë dënimin atje – kjo tregon se çka mendojnë ata [britanikët] për popullin serb në tërësi”, shtonte Sheshel.

Tutje Darko Mlladiq tregonte se babai i tij, Ratko Mlladiq, ishte në gjendje të tillë që vuajtja e një dënimi në Britaninë e Madhe ose Estoni do të ishte sikur dënim me vdekje për të.

Burimi: KlanKosova

Exit mobile version