UBT News

Shërbimi Meteorologjik Gjerman korrigjon hartën: Kosova paraqitet me kufijtë e saj kushtetues

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (Deutscher Wetterdienst) ka përmirësuar paraqitjen e hartës së tij zyrtare, duke e pasqyruar tashmë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur brenda kufijve të saj kushtetues dhe jo si pjesë të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili theksoi se ky korrigjim erdhi si rezultat i reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, deklaroi Ajeti.

Ambasadori u bëri thirrje qytetarëve që, nëse hasin pasaktësi të ngjashme në institucione apo kompani të tjera gjermane ku Kosova apo qytetet e saj nuk paraqiten korrektësisht, të njoftojnë ambasadën në adresën e emailit embassy.germany@rks-gov.net duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse.

Exit mobile version