Kryeministria ka njoftuar se së bashku me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Bourla do të vizitojnë këtë të hënë qendrën e vaksinimit që është ngritur në stadiumin “Air Albania”.
Po ashtu pritet që në fund të vizitës të ketë një prononcim për mediat.
Drejtuesi Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla është me origjinë greke. Ai ka lindur në Selanik. Bourla është President dhe drejtues ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Pfizer.
Kjo kompani, në bashkëpunim me BioNTech zhvilluan vaksinën kundër Covid-19.Në fillim të vitit, falë një marrëveshje me Pfizer, Shqipëria mundi që të niste vaksinimin antiCovid të popullsisë./tvklan