UBT News

Sheeran: Unë ia kam borxh karrierën Jamal Edwards

Ylli Ed Sheeran e ka përkujtuar Jamal Edwards, një figurë kryesore në industrinë muzikore britanike, i njohur për themelimin e platformës muzikore SBTV. Ai tha se ia ka borxh karrierën mikut të tij të ndjerë. Edwards vdiq në muajin shkurt, në moshën 31-vjeçare.

“Unë vërtet nuk mendoj se do të më ishin dhënë këto mundësi nëse nuk do ta kisha përkrahjen e Jamal-it”, deklaroi mes tjerash Sheeran.

“Shumë njerëz supozojnë se [për shkak se] shkruaj këngë dhe performoj, ndoshta do të bëhesha i famshëm. Unë nuk pajtohem me këtë”, tha Sheeran.

Kjo shërbeu si ngjarje përuruese për mbledhjen e fondeve për bamirësinë Jamal Edwards Self-Belief Trust, që synon të ndihmojë të pastrehët dhe ata që duan të bëhen pjesë e industrisë muzikore./UBTNews/

Exit mobile version