UBT News

ShBA-ja i dhuron Kosovës 50 automjete të blinduara për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se ShBA-ja ka transferuar 50 Automjete të Blinduar të Sigurisë (ASV) për Qeverinë e Kosovës, në kuadër të Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes (Excess Defense Articles Program).

Këto automjete moderne do të përdoren nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa, sipas njoftimit zyrtar, Kosova do të shfrytëzojë burimet e saj mbrojtëse për t’i sjellë ato në kapacitet të plotë operacional. Ky hap përbën një zhvillim të rëndësishëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të FSK-së dhe në rritjen e gatishmërisë për përballjen me sfida të sigurisë.

Ky donacion i ShBA-së shihet si një tjetër dëshmi e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve dhe e përkushtimit të përbashkët për të garantuar sigurinë kombëtare të Kosovës dhe forcimin e stabilitetit rajonal.

“Ky është një hap tjetër në përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së dhe për forcimin e sigurisë së të dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Exit mobile version