Ylli Shawn Mendes shtyu turneun e tij botëror për t’u fokusuar te shëndeti i tij mendor. Në një postim në Instagram, 23-vjeçari shkroi se po i shtyn datat e koncerteve të tij për tri javët e ardhshme “deri në njoftimin e radhës”.
“Unë kam nisur me turne që nga mosha 15-vjeçare dhe për të qenë i sinqertë ka qenë gjithmonë e vështirë të jesh në rrugë larg miqve dhe familjes”, njoftoi ai mes tjerash dhe tha se ka arritur në një pikë që s’është gati për turne.
Këngëtari tha se pasi u konsultua me ekipin e tij dhe profesionistët shëndetësorë, e kuptoi se i duhet kohë për t’u shëruar dhe për t’u kujdesur për shëndetin e tij mendor para së gjithash./UBTNews/