Është drama sociale më e madhe që mbahet mend. Sa për krahasim, çantat e dorës dhe orët Rolex (si gjithmonë protagoniste) të Ilary dhe Totti janë çikërrima. Në këtë histori ka mëri dhe hakmarrje. Tamam si në një film të Tarantinos, ku protagoniste është Shakira kundër Gerard Piqué:12 vite bashkë dhe dy fëmijë.
Shkaku ishte marmalata që po pakësohej dukshëm në frigorifer. Dhe ish-kampioni i Barcelonës nuk ushqehej me të. Pikërisht në atë moment, ajo nisi që të kishte disa dyshime. Pak a shumë si kur Fantozzi që gjente kudo bukë, të fshehura nga Pina e dashuruar me bukëpjekësin Abatantuono.
Në këtë mënyrë, u zbulua lidhja me modelen 23-vjeçare Clara Chia Marti, e cila ishte shumë serioze, pasi ajo kishte arritur edhe të vishte rrobat e saj. Siç tha dikur mbretëresha angleze Maria Stjuart:”Mjaft me lot të derdhur, është koha të mendojmë për hakmarrjen!”.
Me një “këngë hakmarrjeje” djallëzore ajo kryqëzon të gjorin El Piquetó, të riemërtuar kështu sepse ka virtytin më pak të dukshëm. Ajo do të bëhet shumë shpejt kënga më e dëgjuar e të gjitha kohërave në spanjisht, me mbi 100 milionë shikime në YouTube brenda pak ditësh.
Refreni:“Ke zëvendësuar një makinë Ferrari me një Twingo, një orë Rolex me një Casio”, është bërë himni i brinareve. Dhe duke qenë se ne të gjithë mbanim brirë mbi kokë, rrjeti u tërbua:”Ajo mund të jetë 22 vjeçe, por Shakira është 1 milion herë më e mirë”, “Ne jemi gjithmonë të detyruara ta mbyllim gojën dhe të sillemi si zonja, sepse kështu lëmë përshtypje të mirë. Po kujt i intereson kjo? Shakira je si të gjitha ne!”, “Dikush ka të drejtë të shprehë ndaj botës dhimbjen e saj”.
Dhe mbi të gjitha për të fituar para nga tradhtia. “Gratë nuk qajnë më, po përfitojnë prej saj”, këndon ajo. Dhe në fakt, ajo futi në xhep gati 3 milionë dollarë në vetëm 4 ditë. Uau. Ndërkohë, autori i tradhtisë ekspozon me krenari një orë Casio dhe shkon në stërvitje me njëmakinë Twingo.
Një tjetër reklamë dhe vërshim memesh legjendare:”Pique ndërroi një palë këpucë Louboutinme një palë shapka”,”Një detergjent Dash për 2 detergjentë të tjerë të dobët”. Nuk mungoi edhe ndërhyrja e shërbimeve funerale Taffo:”Twingo është gjithmonë më i mirë se një nga makinat tona!”.
Dhe nuk ka mbaruar me kaq. Këngëtarja vendosi një kukull shtrigë në ballkonin përballë shtëpisë së vjehrrës së saj, të cilën e quan fajtore se kishte fotografuar me partneren e re të të birit. Ndërsa kënga shijon suksesin, shumë përdorues në Twitter pyesin se ku do ta çojë Shakirën ky viralizëm i kotë:”U morëm me dramën e Totti dhe Ilary, pastaj me vuajtjet e princit Harry, dhe tani ja edhe drama Shakira–Pique”.
“Arma më e mirë kur të tradhtojnë është indiferenca. Nuk u bë ajo mbeturina që t’i dëmtojë asaj imazhin!”, “Nuk kishte nevojë të reagonte kështu:Ajo ishte tashmë një Ferrari”, “Është shumë vulgare të bësh krahasimet e zakonshme midis të shkëlqyerës dhe mediokres. A thua sikur për të pasur vlerë të gjithë duhej që të jemi si Ferrari”.
Ndërkohë në TikTok është në modë një lojë e vogël, ku mund të shihni nëse jeni një “Casio” apo “Rolex”. Ka nga ata që i kanë konsumuar gjurmët e tyre të gishtave duke e rrotulluar pafund rrotën digjitale derisa aty të shfaqet simboli “Rolex”. Dhe atëherë që të gjithë jemi më të lumtur./Bota.al