UBT News

Sezoni i fundit i serialit “Peaky Blinders” publikohet muajin e ardhshëm

Sezoni i gjashtë dhe i fundit i serialit “Peaky Blinders” do ta ketë premierën në muajin shkurt, ku ylli i shfaqjes, Cillian Murphy, premton një ton ‘gotik’.

Anëtari i ri i kastit Conrad Khan i tha Radio Times tregoi se sezoni i ri i serialit do të publikohet muajin e ardhshëm. Traileri i tij u lansua gjatë këtij muaji.

Aktori, i cili do të luajë një personazh të ri në shfaqje, shtoi: “Kishte aq shumë xhirime, aq shumë episode, saqë duhet pak kohë për t’u edituar – gjashtë muaj apo diçka e tillë”.

“Peaky Blinders”, drama kriminale që tregon historinë e një familjeje mafioze midis luftërave botërore, u kthye në një hit të padiskutueshëm./UBTNews

Exit mobile version