Serbët dhe boshnjakët do ta kenë të pamundur që të udhëtojnë për në Kroaci vetëm me pasaportë, pasi më parë do t’u duhet që të aplikojnë për autorizim udhëtimi.
Me hyrjen në fuqi të European Travel Information and Authorization System (ETIAS), planifikuar për vitin e ardhshëm, udhëtarët nga Serbia, Bosnje Hercegovina dhe vende që janë lëvizje të lirë në zonën e Shengenit, do të jenë të detyruar që të marrin autorizim para se të hyjnë në Kroaci.
Skema pritet të prekë praktikisht, mijëra serbë dhe boshnjakë që kalojnë çdo ditë kufirin si dhe ata që jetojnë në zonat kufitare. Rregulli i ri pritet të hyjë plotësisht në fuqi në maj 2023.
Edhe pse skema e ETIAS do të krijohet për të udhëtuar në 26 vendet e zonës Shengen, Kroacia do të aplikojë një rregull të tillë edhe pse nuk është ende anëtare.
Përveç Kroacisë, këtë rregull sipas Komisionit Evropian mund ta zbatojnë dhe Qipro, Bullgaria dhe Rumania.
Aktualisht janë 63 vende në të gjithë botën që do të duhet të aplikojnë për autorizim para se të udhëtojnë në një prej 26 vendeve të Shengenit, përfshirë Kroacinë, Qipron, Bullgarinë dhe Rumaninë.
Sipas Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (Frontex) rreth 1,4 miliardë udhëtarë nga vendet që lëvizin lirshëm në Shengen do të preken nga ky rregull i ri.
Procedura është e thjeshtë dhe e shpejtë dhe mund të bëhet përmes faqes së internetit.
Formulari kërkon të dhënat e udhëtarit si dhe informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore, udhëtimet në vendete luftës dhe precedentët kriminale. Aplikimi për autorizimin do të kushtojë 7 euro për person.