I sukseshëm në biznes dhe në botën artistike e deri tash edhe në martesë, një njeri spontan i cili kandidon për president dhe flet për dashurinë e tij për fenë e Krishterë, e në të njëjtën kohë thotë se është vetë Zoti? Këto janë vetëm një shije e vogël e jetës shumëngjyrëshe të reperit Kanye West.
I martuar me yllin televiziv Kim Kardashian për 7 vite, kjo e fundit apeloi për divorc me arsyen se reperi deshi të zhvendoset në Wyoming, ndërsa Kim mbeti në Los Angeles. Kim shtoi se Kanye është një baba shembullor dhe ka bërë një punë të mbarë porse asaj i duhet dikush që kalon më shumë kohë me familjen. Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë, një vajzë 7-vjeçare të quajtur North, një djalë 5-vjeçar me emrin Saint, vajza e vogël 3-vjeçare me emrin Chicago dhe djali i vogël, Psalm.
Një arsye që e çoi çiftin drejt ndarjes mund të ketë qenë çrregullimi bipolar nga i cila vuan artisti, sëmundje mendore që njihet gjithashtu edhe si depresioni maniak dhe sjell humor të rëndë dhe të ulët dhe ndryshime në gjumë, energji, mendim dhe sjellje. Njerëzit që kanë çrregullime bipolare mund të kenë periudha në të cilat janë tepër të lumtur dhe me energji dhe periudha të tjera të ndjehen shumë të trishtuar, të pashpresë dhe të ngadaltë.
Kim pati thënë se ndjehej shumë e shqetësuar deri sa Kanye nuk zbuloi se e kishte këtë sëmundje, të cilën u desh ta pranonte në vitin 2020, gjatë kandidimit të tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nuk e dimë se nëse kjo sëmundje ka tërhequr reperin Kanye të bëjë shpeshherë veprime të çuditshme në botën artistike, pavarësisht cilado të ketë qenë arsyeja, ai e ka dëshmuar se është një njeri me influencë të madhe duke u vlerësuar si një ndër 100 njerëzit më me influencë në botë. Gjithashtu bashkëpunimet e tij muzikore me artistë të mëdhenj e lansimi i albumeve të ndryshme, që janë vlerësuar si top 500 albumet më të mirat të të gjitha kohërave, kanë ndikim pozitiv në karrierën e frytshme të artistit.
Bashkëpunimet e tij me Gap dhe Adidas kanë tejkaluar shifra marramendëse ku e kanë ndihmuar Kanyen jo vetëm si artist, por edhe si një biznesmen të arrijë në rangun e elitës ekonomike me një pasuri prej 6.6 miliardë dollarë në emër të tij.
Hiti muzikor më i suksesshëm i tij është kënga “Power” nga albumi i tij po ashtu më i suksesshëm “My Beautiful Dark Twisted Fantasy”, i lansuar më 2010. Çfarë e bën këtë album kaq të suksesshëm është estetika maksimaliste e saj me stile soul, barok, elektro dhe simfonike, si dhe ndikime progresive të Rock-ut. Artistët të cilët u ftuan të bashkëpunonin në album ishin Nicki Minaj, Rihanna, Bon Iver, Jay-Z, Pusha T, Rick Ross, Kid Cudi, John Legend, Elton John dhe Raekwon.
Albumi u krijua gjatë internimit të imponuar nga Kanye West në Oahu, Hawaii, në Avex Honolulu Studio, pas një periudhe polemikash ligjore dhe imazhit publik. Ai deklaroi se mbingarkesa çoi deri te zënka me këngëtaren Taylor Swift meqë kjo e fundit ishte shpërblyer me çmimin ‘best female video” në vitin 2009 në MTV Video Music Awards.
Raportimet në media shkaktuan neveri te artisti i cili pa dëshirën e tij u detyrua të ndalonte së prodhuari këngë të reja.
Pas lansimit të albumit në vitin 2010 e deri në vitin 2020 “My Beautiful Dark Twisted Fantasy” u certifikua me tre platin prej RIAA për tre milionë dërgesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po atë vit, u raportua se albumi ishte dëgjuar mbi një miliard herë në platformën Spotify.
Kanye kandidoi për president
Edhe kandidimi i tij për president mori vëmendje të madhe mediatike. Aj njoftoi për fushatën presidenciale më 4 korrik, një lajm që bëri bujë duke marrë parasysh që ai kishte dy kundërkandidatë të fuqishëm, Donald Trump dhe Joe Biden. Ai mori rreth 60 mijë vota në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.
Ndonëse disfata ishte e thellë, reperi paralajmëroi se karriera e tij politike s’ka mbaruar. Me një anë ai la të kuptohet se do të rikthehet në zgjedhjet e ardhshme më i fuqishëm se kurrë, “Welp Kanye 2024”. Kjo i jep atij mjaft kohë për të ndërtuar një fushatë më koherente për zgjedhjet e ardhshme, diçka që Mike Muse, ekspert politik dhe drejtues i “The Mike Muse Show” në SiriusXM dhe bashkënikoqir i radios satelitore Sway in the Morning, thotë se nuk është aq larg siç mund të mendoni.
U tregua i pafat në politikë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për muzikën. Edhe pse kishte krijuar huti përmes këngëve të tij, fansat e vlerësojnë lart krijimtarinë e tij.
Dhe pse i krishterë Kanye ndonjëherë e quan veten edhe zot, por audienca e tij përsëri nuk ndalet duke e dëgjuar atë, sado e madhe të jetë egoja e Kanyes ka shumë njerëz të cilët inspirohen nga kjo. Edhe nëse ka njerëz të cilët nuk e duan Kanyen, duhet të mos e harrojmë se Kanye e do Kanyen./UBTNews
(Drini Ismajli, student në Shkenca Politike në UBT)