Aktorja Selma Blair po shton profesionin e shkrimtares në listën e arritjeve të saj!
Aktorja, së fundi subjekt i dokumentarit “Introducing, Selma Blair” dhe e njohur për rolet e saj në “Cruel Intentions” dhe “Legally Blonde”, ka shkruar një autobiografi të titulluar “Mean Baby”, që pritet të publikohet në prill të vitit 2022.
Titulli i referohet një historie të vogël familjare. Siç përshkruhet në libër, aktorja e kishte një ‘ves’ të keq, i kafshonte tri motrat e saj (Blair është më e vogla nga katër motrat).
Në autobiografinë “Mean Baby”, autorja rrëfen detaje të pazbuluara më parë nga jeta e saj, ndonjëherë dramatike, veçanërisht: “rreth fëmijërisë, adoleshencës mes dashurisë dhe dhimbjes, mënyrat e saj shkatërruese për t’u përballuar me një sëmundje që nuk e dinte se e kishte, jeta e saj si modele dhe muzë, betejat dhe sukseset e saj në Hollywood dhe beteja e saj me depresionin si nënë e re”./UBTNews