Këngëtarja e njohur, Selena Gomez ka thënë se karriera e saj prej këngëtareje mund të përfundojë së shpejti.
“Mendoj se kam vetëm edhe një album për ta realizuar”, deklaroi ajo.
“Sa më shumë të rritem, aq më shumë mendoj të gjeja diçka për t’u fokusuar”, vazhdoi ajo, teksa shtoi se karriera e saj si aktore është ajo ku ajo në mënyrë ideale do të donte të fokusohej.
Që në moshë të re, Gomez tha se synonte të ishte “një aktore serioze”. Karriera e saj muzikore filloi vetëm sepse Disney ia ofroi mundësinë për të realizuar një album ndërsa ajo po luante në sitcom-in e Disney Channel “Wizards of Waverly Place” në fund të viteve 2000.
“Mendova se do të ishte argëtuese dhe mendova më shumë se çdo gjë se do të ishte një hobi që më pëlqeu shumë”, tha ajo. “Doja të bëhesha aktore. Nuk kam menduar kurrë të jem këngëtare, por me sa duket ky hobi u shndërrua në diçka tjetër”.
Artisja deri më tash ka publikuar tri albume që nga viti 2013. Vitin e kaluar ajo pati lansuar këngën e saj të fundit “Single soon”.
Gomez ka luajtur në shumë projekte filmike sikurse: “Wizards”, “Only Murders In The Building”, “Spring Breakers” dhe “A Rainy Day in New York”./UBTNews/