UBT News

Sekuestrohen armë dhe municion në fshatin Vajnik të Skenderajt

Në kuadër të kontrolleve rutinë për sigurinë publike, Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në një shtëpi në fshatin Vajnik të Skenderajt, mbrëmjen e se martës.

Gjatë këtij kontrolli, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta, dy armë të gjata dhe 695 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat posedoheshin pa leje përkatëse.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar.

Rasti ka kaluar për trajtim në procedurë të rregullt nën kualifikimin “Armëmbajtje pa leje”.

 

Exit mobile version