Sot në orën 11:00 nis në Gjykatën Kushtetuese seanca lidhur me çështjen e ministres së parë të Inteligjencës Artificiale, “Diella”.
Sipas raportimeve, një e pesta e deputetëve të Partisë Demokratike i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën me dekretimin e një ministri që, sipas tyre, nuk përmbush kushtet dhe cilësitë e nevojshme për ushtrimin e këtij funksioni.
Deputetët kërkojnë shfuqizimin e disa dispozitave të dekreteve presidenciale për emërimin e Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave, duke i konsideruar ato të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Çështja pritet të shqyrtohet në vijim nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të vlerësojë bazueshmërinë e kërkesës së paraqitur nga deputetët e opozitës.
