UBT News

Së shpejti koncerti i radhës i Adele

AN AUDIENCE WITH ADELE -- Pictured: Adele -- (Photo by: Raven Varona/ITV/Sony Pictures Television)

Ylli Adele incizoi një koncert tjetër të veçantë. NBC së fundmi njoftoi për një ngjarje të ardhshme televizive dy-orëshe, të titulluar “An Audience with Adele”.

“Fansat e Adele do të mund ta shohin superyllin global në një natë të paharrueshme muzikore duke performuar në koncertin e parë në vendlindje që nga viti 2017”, tha NBC në një deklaratë për shtyp.

Sipas njoftimit, Adele do të performojë disa hite sikurse “Someone Like You” dhe “Hello”, si dhe hitet e reja sikurse “Easy on Me”.

Nëntorin e kaluar, CBS transmetoi koncertin “Adele One Night Only”, ku shihej ajo duke u intervistuar nga Oprah Winfrey.

“An Audience with Adele” do të transmetohet më 20 mars në NBC./UBTNews/

Exit mobile version