UBT News

Scott thotë se nuk ishte në dijeni për gjendjen e fansave në koncertin e tij

Reperi amerikan, Travis Scott thotë se nuk ishte në dijeni që fansat e tij po përballeshin me probleme gjatë performancës së tij në Teksas muajin e kaluar, ku mbetën të vdekur dhjetë persona. Që atëherë u ngritën shumë padi mbi tragjedinë. Në mesin e viktimave ishte edhe një 9-vjeçar Ezra Blount.

30-vjeçari, një nga emrat më të njohur të muzikës rep, u kritikua që nuk e ndërpreu performancën menjëherë. E reperi përmes një video të publikuar në YouTube tha se nuk ishte në dijeni për tollovinë.

“Në atë moment ndihesh sikur: “Prit, çfarë? Njerëzit kalojnë, gjërat ndodhin në koncert, por diçka si kjo”, deklaroi ai.

Më tej ai deklaroi se e ndërpreu shfaqjen për “t’u siguruar nëse të gjithë janë në rregull”, por thotë se asnjë nga fansat nuk kërkoi ndihmë.

Kur u pyet se si po ndihet dhe si po e merr veten, Scott tha se ende është duke u përpjekur të pajtohet me atë çfarë ndodhi.

Scott u ka ofruar ndihmë familjejeve të viktimave që t’ua paguajë të gjitha shpenzimet e funeralit, por kjo ndihmë është refuzuar nga gjysma e familjeve të viktimave, duke përfshirë familjen e Blount./UBTNews

Exit mobile version